UEFA ka bërë publik emrat e futbollistëve më të mirë në fazën çerekfinale të Europianit teksa shihet qartë një dominim i “Tre Luanëve” në formacion.
Në portë më i miri u shpall Yan Sommer i Zvicrës i cili bëri 10 pritje në sfidën ndaj Spanjës. Në mbrojtje rreshtohen, Coufal (Çeki), Maguiire (Angli), Vermaelen (Belgjikë) dhe Luke Shaw (Angli).
Në mesfushë, në qendër, rreshtohet Delaney (Çeki) dhe Shaqiri (Zvicër) ndërsa nga krahët Jadon Sancho (Angli) dhe Lorenzo Insigne (Itali).
Sulmi ndahet mes Harry Kane (Angli) i cili është më i vlerësuari me notën 9.3 dhe Dolberg (Danimarkë).