Gjyqtari gjerman Felix Brych është caktuar nga UEFA për ta gjykuar ndeshjen mes Italisë dhe Spanjës në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian 2020 të martën.
Gjyqtari 45-vjeçar do ta ndajë drejtësinë në gjysmëfinalen e parë të Euro 2020 mes të kaltërve dhe furisë së kuq në Wembley.
Ai do të asistohet nga bashkatdhetarët e tij Mark Borsch dhe Stefan Lupp do të jenë, ndërsa Marco Fritz do të jetë në krye të VAR-it.
Ai i ka gjykuar tri ndeshje deri tani në Euro 2020, përfshirë çerekfinalen Angli-Ukrainë të shtunën.
Brych debutoi si gjyqtar ndërkombëtar në vitin 2007 në takimin mes Rumanisë dhe Luksemburgut në kualifikime për Kampionatin Evropian 2008.
Në sezonin 2016/17, ai e gjykoi finalen e Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Juventusit.