1005 francezë ndër të cilët 476 tifozë të futbolli kanë marrë pjesë në një sondazh, i cili zbulon se 85% e njerëzve janë zhgënjyer, teksa 56% e tyre e konsideronin Francën kampione të Europës para turneut.
Një shifër tjetër e dukshme është se 77% e të anketuarve besojnë se kjo fiasko duhet t’u faturohet lojtarëve, ndërsa 28% fajësojnë Deshampin.
Pas eliminimit, 66% e francezëve (58% e tifozëve të futbollit) mbeten të sigurt për të ardhmen e ekipit të Francës.
Ndërsa një shumicë e vogël e të anketuarve (52%) kanë një mendim të mirë për “Gjelat”.