Tërhiqet nga kombëtarja në moshën 30-vjeçare

Futboll

Tërhiqet nga kombëtarja në moshën 30-vjeçare

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 19:20
Tërhiqet nga kombëtarja në moshën 30-vjeçare

Ndeshja e djeshme ndaj Anglisë, ishte e fundit me fanellën e kombëtares, për futbollistin çek Vladimir Darida, i cili ka njoftuar tërheqjen në moshën 30-vjeçare.

Mesfushori i cili është pjesë e Hertës së Berlinit në kampionatin gjerman, u aktivizua vetëm 12 minuta në përballjen e djeshme ndaj Danimarkës, ku Çekia u mposht me rezultatin 1-2, duke i dhënë fund aventurës në këtë Europian, që mund të cilësohet i suksesshëm për çekët.

Darida mori vendin e Sevçik në minutën e 79-të, por nuk mund të lerë gjurmë në ndeshjen e fundit me kombëtaren.

30-vjeçari për herë të parë ka veshur fanellën e kombëtare çeke në vitin 2012-të, ndërkohë që në total numëron 76 paraqitje, teksa arriti të realizonte 8 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat