Teksa katër finalistet Angli-Danimarkë dhe Itali-Spanjë të "Euro 2020" janë përcaktuar, trajneri i futbollit Përparim Daiu, pohon se Italia është një skuadër prototipe dhe se ka një brez lojtarësh të talentuar.
Nga ana tjetër ai komenton kombëtaren e Anglisë, duke e cilësuar atë si skuadër mbretërore në emisionin "Sport Magazinë 2020" me moderatorë Altin Sulçe dhe Dorisa Keçani.
"Futbolli është një lojë që luhet si skuadër. Padiskutim që yjet bëjnë diferencën, por yjet janë në shërbim të skuadrës. Skuadra quhet e kompletuar, kur sinkronizohet nga portieri deri te sulmuesi i fundit.Prototip skuadre që gjithkush dëshiron të jetë tifoz, ta drejtojë apo ta ketë ëndërr ta shikojë në televizor është Italia.
Italia ka brezin, sepse shumë përfaqësuese një herë në 20 vjet përsërisin, domethënë një herë në 20 vite del një brez i talentuar. Italia është në perfeksion, që i ka të gjitha.Anglia ka brenda cilësinë ka brenda kualitete. Anglia është tamam një skuadër mbretërore. Ata po luajnë me ngulm, drejt seriozitetit për trofeun, sepse ata zakonisht më seriozisht kanë klubet, pushimin."