Gazeta belge HLN nuk e fal paraqitjen e Romelu Lukakut – sipas saj “fantazmë” – në çerekfinale kundër Italisë.
Po të mos ishte penalltia e shënuar në 45’+ 2, në fakt, belgu nuk do ta kishte gjetur as golin.
Belgjika u përqendrua mbi të gjitha në fuqinë dërrmuese fizike të qendërsulmuesit të saj, i anuluar nga Chiellini gjatë gjithë ndeshjes.
Pritshmëria ishte e madhe por në Belgjikë u zhgënjyen.
Për më tepër, Lukaku nuk la asnjë deklaratë pas ndeshjes mbi elimiminim dhe HLN nënvizoi zhgënjimin e hidhur: “Hej Rom, ku ishe?”
Lukaku nuk ishte vrasësi i pamëshirshëm që Italia i frikësohej aq shumë. Shumë në hije gjatë lojës, plotësisht i padukshëm edhe pas, kur mbase ishte shumë i zhgënjyer, aq sa nuk morën përgjigje pas ndeshjes...