Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj në javën e ardhshme do bëhet me skuadër të re.
Shqiptari nuk arriti të gjejë gjuhën e përbashkët për rinovim të kontratës me Napolin, andaj do largohet si agjent i lirë.
Hysaj me të gjitha gjasat do të transferohet te gjiganti italian, Lazio, derisa mungojnë vetëm detajet lidhur me pagën dhe marrëveshja do mbyllet në javën e ardhshme.
Përparësi për Hysaj do jetë që do punojë me trajnerin Maurizio Sarri, me të cilin ka punuar te Napoli, ku ishte titullar i padiskutueshëm.
Ndërkohë, ende nuk dihet asgjë lidhur me të ardhmen e Vedat Muriqit dhe nëse është në projektin e Sarrit.