Futbollisti Arbër Hoxha largohet nga Ballkani i Therandës. Hoxha së shpejti do të firmos me një ekip të ri por emrin nuk e ka zbuluar.
E veçanta është se e ka falënderuar edhe ish kryetrajnerin e Ballkanit, Ismet Munishi. A mos vallë po shkon te Gjilani i Ismet Munishit!
“Ka ardhur koha të largohem nga FC Ballkani, për një sfidë të re në karrierën time.
Jam shumë krenar qe isha pjesë e skuadrës Ballkani. Ju ishit shtëpia ime e dytë dhe gjithmonë do të keni një vend special në zemrën time.
Dua t’iu falënderoj të gjithëve që qëndruat me mua këto 2 vite, në ditë të mira dhe të vështira.
Falënderoj shokët e skuadrës, trajnerët e mi, presidentin Arsim Kabashi me stafin e tij si dhe te gjithë tifozët suharekas.
Ndërsa një falënderim special dhe të veçantë dua t'i kushtoi trajnerit z. Ismet Munishi”, njofton Hoxha.