Futbollisti kroat Ante Rebiq po pret sanksionet e Federatës vendase për shkak të sjelljeve të papërshtatshme pas eliminimit në EURO 2020.
Rebiq përballet me një dëbim gjashtë-mujor nga ekipi kombëtar kroat, përveç një gjobe prej 600 deri në 5300 euro nëse merr një raport nga përzgjedhësi Zlatko Daliq ose punëtorët kompetentë, raportojnë mediat kroate.
Kodi i sjelljes i Federatës së Futbollit të Kroacisë thotë se lojtarët nuk lejohen të japin deklarata që dëmtojnë Federatën, por edhe futbollin në përgjithësi.
Rebiq postoi autokritikë të diskutueshme në Instagramin e tij për të gjithë ekipin kombëtar, dhe posaçërisht për përzgjedhësin Daliq.
"Në fund të fundit, nuk ka rëndësi se kush është "fajtori". Fakti është që ne kemi qenë duke dh*... 2-3 vjetët e fundit. Personalisht, më vjen keq që nuk kishim dikë që të përdorte këtë brez të talentuar + dy gjeni (L dhe M) për të bërë diçka (shumë) më shumë në këtë kampionat”, shkroi ai.