Teknikisht, Lionel Messi është lojtar pa ekip dhe pa kontratë dhe mund të ndërrojë ambient
Lionel Messi teknikisht është lojtar pa kontratë dhe nuk është më i Barcelonës, megjithatë duket se menaxherët e rrjeteve sociale të klubit nuk dëshirojnë të ja dinë shumë për këtë.
Pas një paraqitje brilante të tij kundër Ekuadorit, ku Argjentina kaloi në gjysmëfinale të Copa Amerikës dhe Messi bëri dy asiste dhe një gol, Barcelona ka bërë një cicërimë në Twitter ku e çon në qiell kapitenin e Albiceleste.
Messi shënoi edhe një gol të bukur nga gjuajtja e lirë që ka zënë vëmendjen e tërë botës, me Barcelonën që ka cicëruar në Twitter me fotografinë e festës së tij, por ka përmendur edhe Sergio Agueron që në këtë ndeshje luajti si zëvendësues kurse sezonin e ri do të luajë për skuadrën nga Camp Nou.
“Thjesht, Leo”, ka cicëruar Barcelona të dielën në mëngjes, bashkë me një emotikon të madh.
“Argentina, me Messi dhe Aguaro janë në gjysmëfinale të Copa Amerika”.
Cicërima në profilin zyrtar të Blaugranas pati edhe më vonë ku ata shkruajtën “nata e Leos” derisa theksonin momentet më të mira të Messit në këtë ndeshje ku ai dha 2 asiste dhe shënoi një gol.
Ishte njëra prej paraqitjeve të tij më të mira të 34 vjeçarit, i cili duket se nuk ka lejuar që situata me kontratën e tij ta shqetësojë.
Si me qenë i Barcelonës? Cicërima interesante e Barçës për Leo Messi

Rinovimi i tij – i cili tani nëse flitet drejtë do të ishte një transfer i ri – me klubin katalunas ende nuk është konfirmuar, por, pas disa muaj spekulime tani shihet se ai është rrugës për t’i bërë të lumtur në fund tifozët e Barcelonës.
Gjendja delikate financiare e klubit i ka bërë negociatat më të vështirë, me ligjet dhe rregullat ekonomike që merren vazhdimisht në konsideratë, por duket se ka një dëshirë të madhe nga të dyja palët që të arrihet një marrëveshje.
Për momentin, Messi është lojtar pa kontratë por ai po shkëlqen me Argjentinën kurse tani do të përgatitet për ndeshjen e radhës që do të luajë kundër Kolumbisë në gjysmëfinale.
? Simplemente Leo ?
— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) July 4, 2021
?️+?️+⚽️ = MVP
Argentina con Leo #Messi y @aguerosergiokun, a semifinales de la #CopaAmérica
? @afaseleccion pic.twitter.com/3WolEYvwZM