Klubi anglez Liverpool ka shprehur interesim për mesfushorin e Atletico Madrid Saul Niguez.
Sipas ‘La Razon’, Liverpool është në bisedime me Saul në lidhje me një transferim të mundshëm gjatë afatit kalimtar të verës.
Jurgen Kloop e sheh mesfushorin e Atleticos si zëvendësues ideal të Georginio Wijnaldum i cili u largua në drejtim të PSG.
Drejtuesit e klubit spanjoll janë të hapur për shitjen e spanjollit për një shifër rreth 50 milionë euor, pasi janë afër transferimit të Rodrigo De Paul.
26-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 41 paraqitje me fanellën e Atletico Madrid në të gjitha garat duke realizuar dy gola dhe një asistim.