Sulmuesi afër rikthimit te Lazio

Futboll

Sulmuesi afër rikthimit te Lazio

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 12:52
Felipe Anderson

Sulmuesi Felipe Anderson pritet të transferohet te Lazio.

Sipas ‘Sky Sport Italia’, Lazio është afër transferimit të Anderson.

Sulmuesi ishte pjesë e klubit italian gjatë viteve 2013-2018 më pas u largua në drejtim të West Ham ku nuk pati paraqitje aq të mira.

Çmimi i futbollistit në treg llogaritet 10 milionë euro dhe rikthimi i tij në Serie A duket shumë afër.

28-vjeçari, sezonin e kaluar ishte i huazuar te Porto ku zhvilloi 15 paraqitje duke realizuar një gol dhe tre asistime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat