Mesfushori i Chelsea-t dhe i Amerikës, Christian Pulisic, e ka gjetur veten në një situatë të rrezikshme.
Të shtunën, një video u bë virale në mediat sociale që tregon 22-vjeçarin të ulur në një anije, duke bërë palexho mbi një prej peshqve gjigantë të oqeanit.
Pulisic, humbi kontrollin e topit dhe ra në ujë, mbi peshkun, me këtë të fundit që kishte vështirësi pastaj.
Amerikani që luajti 43 herë për Chelsea-n sezonin e kaluar dhe shënoi gjashtë gola, u kritikua nga Blue Planet Society, një grup vullnetar që qëndron pas thirrjeve për ruajtjen e jetës në oqeane.