Mbrojtësi Achraf Hakimi do të transferohet në Paris Saint-Germain.
Hakimi do të transferohet në Francë te PSG.
Mbrojtësi do të nënshkruajë kontratë pesë-vjeçare me klubin francez, ndërsa Inter nga shitja e tij do të përfitojë rreth 70 milionë euro.
Mbrojtësi tashmë është nisur për në Francë dhe së shpejti zyrarizohet si futbollisti i ri i parisienëve.
Gjithashtu edhe Sergio Ramos pritet të kalojë në PSG gjatë ditëve të ardhshme.