Sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann ka reaguar pas problemeve të fundit që ka hasur.
Francezi u akuzua se në bazë racore ka bërë shaka me një japonez, andaj edhe ka marrë shumë kritika.
Mirëpo, përmes një postimi në Twitter, Griezmann ka kërkuar falje.
“Gjithmonë ka qenë kundër të gjitha formave të diskriminimeve. Pas ditëve të fundit, disa njerëz kanë menduar se nuk jam personi që e njohin. Kërkoj falje nëse kam ofenduar miqtë e mi japonezë”, deklaroi ai.