​Pamje/ KF Prishtina zbarkon në Hungari, i pret befasia në stadium

Futboll

​Pamje/ KF Prishtina zbarkon në Hungari, i pret befasia në stadium

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 18:37
Foto ilustrim

Kampioni i Kosovës në futboll KF Prishtina ka zbarkuar tashmë në Budapest të Hungarisë.

Bardhekaltërit nesër me fillim nga ora 18:00 do të ballafaqohen me Ferencvarosin, ndeshje kjo e vlefshme për rrethin e parë të Ligës së Kampionëve.

Mirëpo, lojtarët e skuadrës nga kryeqyteti i Kosovës me të hyrë në stadium për të zhvilluar stërvitjen e parë, janë befasuar kur në ekranet gjigante të stadiumit iu është uruar mirëseardhje ne gjuhën shqipe.

Kjo shihet në videon e më poshtme:

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat