Liverpool dëshiron të mësojë nëse sulmuesi Mohamed Salah synon të qëndrojë.
Sipas Sunday World, Liverpool është duke planifikuar bisedime me Salah dhe agjentin e tij për të mësuar nëse do qëndrojë apo largohet.
Spekulimet për të ardhmen e Salah kanë ndodhur në muajt e fundit me 29-vjeçarin që shprehu admirimin e madh për Real Madridin dhe kontrata i skadon në verën e vitit 2023.
Drejtuesit e “Reds” zakonisht nuk japin kontrata afatgjatë për lojtarët e moshës 30-vjeçare, por do bëjnë një përjashtim të veçantë për Salah, nëse ky i fundit dëshiron të mbyll karrierën në “Anfield”.
Ndërkohë, ish bashkëlojtari i Salah, Mohamed Aboutrika në një televizion publik tha “Salah ka numër problemesh me klubin”.