AC Milan ka vendosur ta blejë mesfushorin Sandro Tonali.
Tonali edicionin e kaluar ishte huazim te “Rossonerët” nga Brescia, derisa falë një edicioni të mirë, Milan ka vendosur ta blejë.
Skuadra italiane do paguajë 7 milionë euro plus pesë milionë euro bonuse plus lojtarin Olzer.
Italiani do nënshkruajë kontratë katërvjeçare, derisa do jetë në Milano të enjten.
Gjithçka pritet të bëhet zyrtare gjatë kësaj jave, me Milan që gjithashtu synon edhe transferimin e Iscos nga Real Madrid për 20 milionë euro.