Spanja dhe Italia do të përballen nesër në kuadër të gjysmëfinaleve të Kampionatit Evropian.
Enrique ka folur për media para ndeshjes gjysmëfinale ndaj Italisë.
Ai ka kritikuar ashpër autoritetet britanike pasi nuk po i lejojnë të kryejnë stërvitje në Wembley.
“Ne nuk jemi stërvitur në Wembley sepse nuk na kanë lejuar, për të ruajtur gjendjen e fushës. Është turp sepse është një seancë e bukur stërvitore për lojtarët, por ne e kuptojmë situatën“, tha Enrique.