Në kërkim të finales së madhe, Italia dhe Spanja përballen në “Wembley”, formacionet e mundshme

Futboll

Në kërkim të finales së madhe, Italia dhe Spanja përballen në “Wembley”, formacionet e mundshme

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 10:28
Foto ilustrim

Sonte do të zhvillohet gjysmëfinalja e parë e Kampionatit Evropian Euro 2020 dhe në stadiumin “Wembley” do të ballafaqohen Italia dhe Spanja.

Si trajneri i Italisë Roberto Mancini ashtu edhe ai i Spanjës Luis Enrique e kanë cilësuar si shumë të vështirë këtë ndeshje.

Të dy skuadrat do të kenë nga një mungesë. Në radhët e Italisë do të mungojë mbrojtësai i krahut Leonardo Spinazzola për shkak të lëndimit, ndërsa nga në radhët e Spanjës do të mungojë Sarabia po ashtu për shkak të lëndimit.

Këto janë formacionet e mundshme:

Italia: (4-3-3): Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson; Barella, Jorginho, Verratti; Chiesa, Immobile, Insigne

Spanja: (4-3-3): Simon; Azpilicueta, Laporte, Torres, Alba; Koke, Busquets, Pedri; Torres, Morata, Olmo

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat