Pas një viti të kaluar në prapaskenë në një heshtje të rreptë, mbas shkarkimit nga stoli i Juventusit, Maurizio Sarri është zyrtarisht përsëri në garë, duke u “martuar” me projektin e ri të Lazio, si trashëgimtari i Simone Inzaghi në largim.
Ish-trajneri i Chelsea, Napolit dhe Empolit, ndër të tjera, është kthyer për të biseduar, 332 ditë më pas, me kanalin televiziv të “Sportitalia”. Hapi i parë në bisedë është titulli i fituar me Juven, i pamjaftueshëm për të garantuar qëndrimin e tij në Torino:
“Titulli me Juven u mor si i mirëqenë jashtë dhe fatkeqësisht edhe brenda vetë klubit.
Ne as nuk e festuam atë, të gjithë shkuan për darkë vetë.
Ndoshta ky ishte viti i duhur për të shkuar te Juve, duke pasur parasysh që ata festuan për vendin e katërt”.