Ankohet për stadiumin në “Wembley”

Futboll

Ankohet për stadiumin në “Wembley”

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 11:07
Ankohet për stadiumin në “Wembley”

Italia do të luajë kundër Spanjës në gjysmëfinalen e Europianit, por “axurrët” nuk do të kenë mbështetjen e tifozëve të tyre. Ashtu si nga krahu tjetër edhe spanjollët janë pa mbështetësit në këtë ndeshje pasi ndeshja zhvillohet në “Ëembley”.

Vendi është mbërthyer sërish në rregullat e ashpra për shkak të shpërthimit të variantit të ri të COVID, ndërsa në stadium do të jenë vetëm tifozët që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar për të mos rrezikuar shpërthimin e mëtejshëm të pandemisë. Kjo e ka shqetësuar edhe më shumë trajnerin Mancini që e cilëson garën si të padrejtë.

“Fakti se nuk do të ketë tifozë nga Italia dhe Spanja e bën këtë garë të padrejtë. Sigurisht që është më mirë për ne që të jemi përpara tifozëve tanë sesa përpara disa njerëzve, kjo është e bukura e këtij sportiv.

Për mua është e padrejtë që stadiumi nuk do të jetë gjysmë i mbushur me italianë dhe gjysmë i mbushur me spanjollë”, ka thënë Mancini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat