Kur ishte kulmi i Podolskit?

Futboll

Kur ishte kulmi i Podolskit?

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 11:47
Kur ishte kulmi i Podolskit?

Lucas Podolski festoi 36-vjetorin e lindjes muajin e kaluar. Karriera është drejt fundit dhe sulmuesi i njohur ka vendosur të rikthehet në vendlindje.

I lindur në Poloni, më pas kalimi në Gjermani në moshë të vogël, vend ku filloi të luante futboll.

Podolski zgjodhi të përfaqësonte Gjermaninë dhe ka luajtur me të gjithë kombëtaret e moshave. Kulmi ishte viti 2014, kur skuadra e drejtuar nga Joachim Low, pjesë e së cilës ishte edhe Poldi, “pushtoi botën” duke fituar Botërorin e Brazilit.

Pas aventurës turke me Antalyaspor, lojtari ofensiv ka zgjedhur të vijojë karrierën në Poloni te Gornik Zabrze, ekip me të cilin ka firmosur për vitin e ardhshëm. “Legjenda vazhdon”, lexohet në videon e prezantimit të Podolskit te Gornik.

Kujtojmë që kampioni i botës ka luajtur me skuadra si Bayern Munchen, Arsenal, Inter, Koln, Galatasaray, Vissel Kobe dhe Antalayspor para se të vendoste të rikthehej në vendlindje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat