Një tjetër talent interesant nga kampionati shqiptar

Futboll

Një tjetër talent interesant nga kampionati shqiptar

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 11:57
Një tjetër talent interesant nga kampionati shqiptar

Shpesh vëmendja e të gjithëve në opinonin sportiv apo edhe më gjerë shkon gjithmonë tek sportistët që aktivizohen jashtë Shqipërie, e duke “harruar” disi prodhimin vendas. Por edhe në kampionatin tonë rriten talente, e për të përmendur këtu emra si: Roshi, Balaj, Sadiku apo ndonjë tjetër që janë prodhim “bio” i Superligës.

Një tjetër talent interesant nga kampionati shqiptar duket se po i vjen futbollit shqiptar. Quhet Arbi Shtraza dhe është i ditëlindjes 10.01.2005, pra vetëm 16 vjeç. Ai luan me Teuten e Durresit dhe është një futbollist që aktivizohet në të gjitha pozicionet e sulmit, por ka rënë në sy për aktivizimin e tij si numër “9” me golat e shumtë që ka shënuar.

Djaloshi me origjinë nga qyteti bregdetar shquhet për saktësinë e tij para portës, apo edhe fizikun e fortë dhe shpejtësinë që vepron. Një gjë e tillë ka bërë që ai të jetë edhe pjesë e vazhdueshme e grumbullimit të kombëtareve, që nga mosha u-15 e deri tek ajo aktualja e u-17 që drejtohet nga Ervin Bulku. Gjithashtu golat e sulmuesit kanë ndihmuar Teuten e tij që të bëjë një super sezon.

Idhulli i durrsakut është Karim Benzema, të cilit kërkon ti ngjasojë. Një sulmues i një kalibri të jashtëzakonshëm, por Arbi nuk trembet dhe kërkon që të ndjekë gjurmët e francezit. Aktualisht ai aktivizohet tek Teuta, por shumë shpejt 16-vjeçari do e gjejë veten në një nga kampionatet më të mirë të Europës ku menaxherë të ndryshëm janë interesuar për të.

Rruga për të arritur një karrierë profesioniste të suksesshme sapo ka nisur për Arbin dhe është shumë e vështirë. Por puna, vullneti, stërvitja dhe talenti i durrsakut me patjetër që do i tregojë vlerat në të ardhmen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat