Kampionët në fuqi të Francës, Lille kanë zyrtarizuar pasuesin e Christophe Galtier, duke ulur në stol Jocelyn Gourvennec.
Zgjedhje që ka sjellë edhe shumë pakënaqësi në radhët e tifozëve, të cilët janë kundër këtij vendimi. Ish-tajneri i Guingamp e Bordeaux firmosi deri në 2023-in me kampionët e Francës.
Gjatë prezantimit të tij, Gourvennec deklaroi se ndihet shumë i lumtur dhe se do të bëjë maksimumin për të arritur objektivat e klubit.
49-vjeçari pohoi se te Lille ka gjetur ambientin e duhur për të punuar dhe se falenderon drejtuesit për besimin që i kanë dhënë.