Arapi: E njohim mirë Sheriffin

Futboll

Arapi: E njohim mirë Sheriffin

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 13:33
Arapi: E njohim mirë Sheriffin

I vetëdijshëm për forcën e Teutës para sfidës së parë kualifikuese në Champions ndaj Sheriffit të Tiraspolit është edhe kapiteni Renato Arapi i cili në konferencën për shtyp edhe pse vlerësoi kundërshtarin beson te kalimi i turit.

Gjendja e skuadrës – “Mendoj se kemi pasur kohën e mjaftueshme për ta përgatitur ndeshjen, gjithashtu edhe për ta analizuar kundërshtarin. Edhe gjendja fizike është e mirë, kështu që besoj se jemi gati për ta përballuar këtë ndeshje.”

Sheriff Tiraspol – “E njohim mjaftueshëm rivalin. Sigurisht është një ekip që cilësi, sidomos në repartin e sulmit. Kanë edhe ata pikat e dobëta dhe do mundohemi t’i shfrytëzojmë në maksimum.  E kemi përgatitur ndeshjen siç duhet, por ka detaje që nuk mund t’i themi këtu.”

Afrimet e reja –“Jemi gati. Në ekipin tonë kemi lojtarë me eksperiencë dhe me cilësi. Edhe me ardhjen e Kallakut tani, pjesa përpara, katër lojtarët e sulmit, janë shumë cilësorë dhe mund të krijojnë diçka nga momenti në moment. Kjo na jep akoma më shumë besim".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat