Barcelona ka njoftuar se e ka arritur marrëveshje për shitjen e Junior Firpos në Leeds Unitedin për 15 milionë euro.
Lajmi për kalimin e mbrojtësit të majtë në Leeds United nga Barcelona u bë i ditur nga të dy klubet në rrjetet sociale.
Si pjesë e marrëveshjes mes palëve, Barça do të përfitojë 20 për qind nga shuma e shitjes së mundshme të Firpos në të ardhmen.
Gjiganti katalonas dhe Leeds kishin rënë në ujdi për transferimin e lojtarit javë më parë, por e nuk e bënë zyrtare marrëveshjen deri sot.
Firpo ka nënshkruar marrëveshje katërvjeçare me klubin e Premierligës.
Ai i ishte bashkuar Barcelonës nga Real Besiti në verën e vitit 2019, për një shumë prej 18 milionë eurove.
Firpo dështoi t’i përmbushë pritjet dhe ta dëshmojë veten në ekipin e parë të Barçës, në një konkurrencë të fortë me veteranin Jordi Alba.