Do të jetë një supersfidë ajo mes Italisë dhe Spanjës në gjysmëfinalen e EURO 2020.
Në takimin e sotëm janë parashikuar të jenë prezent plot 54.000 spektatorë, ku 11.000 nga ata janë italianë dhe 9.000 priten të jenë spanjollë.
Uembli sot do të jetë me 75% i hapur për tifozët për të shijuar gjysmëfinalen e parë të Kampionatit Europian.
Parashikohet të jetë një ndeshje e “zjarrtë” ajo mes të kaltërve dhe iberikëve ku premton spektakël duke filluar nga ora 21:00.