Edon Pasoma, nuk do të jetë më pjesë e Flamurtarit.
Mbrojtësit i ka përfunduar kontrata me ‘kuqezinjët’ dhe nuk kanë arritur një akord për vazhdimin e bashkëpunimit.
28 vjeçari këtë e ka bërë të ditur për Gazeta “Sheshi”, i cili e konfirmoj largimin e tij nga skuadra kryeqytetase.
“Po është e vërtetë që nga sot nuk jam më pjesë e Flamurtarit, unë i falënderoj të gjithë aty për bashkëpunimin”, tha Pasoma.
Futbollisti nga Vushtrria, nuk është i vetmi që është larguar nga kampi ‘kuqezi’, pasi ditë me parë ‘divorcin’ e ka bërë të ditur edhe Bashkim Shala.