Lojtar i Kombëtarës së Kosovës, mbetet lojtar i kryeqytetit (FC Mabetex Prishtina) edhe për edicionin 2021/2022!
“Mërgim Dervishaj, do të mbahet mend gjithmonë si lojtari i cili e lidh kariera personale e tij dhe historia e klubit duke filluar futsallin pikërisht tek ne, e duke u bërë lojtar i parë që ka shënuar gol në garat evropiane UEFA Champions League.
Ne jemi jashtëzakonisht të lumtur që kemi vazhduar marrëveshjën për vitin e pestë me radhë me Dervishajn.
Një jetë, një Prishtinë”, njofton FC Mabetex Prishtina.