Dries Mertens i është nënshtruar një operacioni në shpatull menjëherë pas përfundimit të Europianit me Belgjikën dhe në fakt ky lajm ka prishur jo pak humorin e drejtuesve të Napolit.
Kjo pasi sulmuesi belg do të duhet të bëjë pushim total deri në fund të muajit korrik dhe do të humbë me siguri përgatitjet verore nën drejtimin e Luciano Spallettit, ndaj edhe planet e merkatos së klubit kanë ndryshuar.
Tashëm sulmuesi Petagna, që ishte me valixhet gati për t’u larguar, do të vijojë të punojë nën urdhrat e Spalletti, pasi nuk mund të lihet të ikë, pa marrë më parë garanci për rikuperimin e Mertens.
Ky i fundit në rastin më të mirë do të jetë në dispozicion të Spalletti në mesin e muajit shtator, ose më saktë pas ndeshjeve eliminatore të botërorit Katar 2022.