Pas eliminimit nga “Euro 2020”, futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo ka vendosur të shkojë në pushime bashkë me familjen e tij.
Cristiano Ronaldo është duke e kaluar eliminimin e ‘Euro 2020’ me pushime luksoze në një mega jaht, që besohet se kushton 5.5 milionë funtesh, të cilin e bleu gjatë vitit të kaluar.
Kapiteni i Portugalisë nuk arriti që të ndihmonte ekipin e tij që të përsëriste suksesin e para pesë viteve, pasi u mposhtën nga Belgjika me rezultat 1-0 në 1/8 e finales.
Ronaldo ndau një çast në faqen e tij në Instagram për 309 milionë ndjekësit gjatë fundjavës me të dashurën e tij, modelen Georgina Rodriguez dhe katër fëmijët e tyre.