Mungon vetëm konfirmimi zyrtar, Achraf Hakimi do të bëhet nënshkrimi i dytë i PSG-së në afatin kalimtar të verës.
Ishi i Real Madridit zbarkoi në Paris sot dhe, sipas RMC Sport, tashmë i është nënshtruar një ekzaminimi mjekësor në kryeqytetin francez dhe e ka kaluar me sukses.
Në orët e ardhshme ai edhe zyrtarisht do të jetë pjesë e PSG-së.
Achraf do të nënshkruajë pesë sezone me Parisin.
Ai bëri një sezon fantastik me Interin, por klubi italian u detyrua që të shesë lojtar për shkak të fair play financiar.
Raportohet se Interi do të fitojë së paku 60 milionë euro nga shitja e mbrojtësit maroken.
Ai do të bëhet mbrojtësi i djathtë më i shtrenjtë në histori të Ligue 1 dhe një nga mbrojtësit më të shtrenjtë në histori të PSG-së dhe në përgjithësi.