Për Danimarkën do të jetë një nga ndeshjet me të rëndësishme të historisë së saj.
Kombëtarja skandinave do të përballet në Wembley të mërkurën në mbrëmje me Anglinë në gjysmëfinalen e Euro 2020 dhe Andreas Christensen ka dashur të karikojë grupin:
“Është stadiumi i ndeshjeve të rëndësishme dhe nuk do të ketë shumë danezë për këtë sfidë”, ka thënë mbrojtësi i Chelsea-t.
“Do të jemi në inferioritet numerik dhe kjo është një gjë me të cilën duhet të përballemi. Presim me padurim që të vijë ndeshja dhe jemi të emocionuar, por do të jetë e vështirë”, ka shtuar Christensen.
Për djemtë e Hjulmand mund të ketë edhe një stimul më shumë: UEFA ka ftuar Christian Eriksen dhe gjashtë mjekët që e kanë shpëtuar pas arrestit kardiak të jetë në Wembley për finalen e madhe të 11 korrikut.