Një sezon i parë i komplikuar, i jetuar më shumë nga infermieria se nga fusha: Arthur do të duhet të bëjë akoma shumë për të marrë frerët e mesfushës së Juventus-it.
Massimiliano Allegri e vlerëson shumë brazilianin, i cili do të duhet të kalojë problemet fizike që e përndjekin nga sezoni i kaluar për t’u kthyer në maksimum.
Në fakt, sipas Gazzetta dello Sport, Arthur mund të vendosë të operohet nëse shqetësimi në këmbën e djathtë do të vazhdojë ta limitojë.
Për momentin, Arthur po punon për të qenë gati për ditën e grumbullimit, por fillimi i tij i sezonit mund të jetë përsëri në malore.