Kampioni i Kosovës në futboll KF Prishtina është mposhtur me rezultatin 3:0 nga Kampioni i Hungarisë Ferencvaros, në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Pas ndeshjes, trajneri i Prishtinës, Zekrija Ramadani tha se i penalizmi mungesa e eksperiencës.
“Për 2/3 e ndeshjen luajtëm mjaft mirë, pastaj gjithçka u hedhë në ujë për 10 minuta. Mendoj se për 70 minuta ishim të barabartë me ekipin kundërshtar, kishim ide të çarta për çfarë kishim udhëtuar. Por, ne nuk e kemi eksperiencën, është hera e parë që garojmë në këtë garë dhe kjo mjaftoj është arsyeja kryesore e kësaj humbje”, shkruan ‘prishtinafc.com’.
“Të jem realist, mendoj se pak kemi gjasa në ndeshjen e kthimit, por ne do të japim gjithçka nga vetja”.
“E uroj kundërshtarin për fitoren”.