Luka Jovic, është një ndër transferimet më dëshpëruese te Real Madrid.
‘Dështaku’ serb kaloi dy edicione te gjiganti spanjoll, por nuk u përshtat në stilin e lojës te Zinedine Zidane.
Jovic që nga janari ishte huazim te Eintracht Frankfurt, skuadër që nuk vendosi ta blejë, andaj lojtari është rikthyer në Madrid.
Sidoqoftë, trajneri i ri i “Los Blancos”, Carlo Ancelotti nuk e ka në projekt, andaj synon ta shesë sa më parë të jetë e mundur.
Sipas Marca, tekniku italian ia ka bërë të qartë klubit për shitjen e serbit, andaj madrilenët janë duke shikuar mundësitë që ta shesin.
Ndërkohë, AC Milan shihet si destinacioni i radhës nëse nuk e transferojnë Olivier Giroud nga Chelsea.