Kampioni i Kosovës në futboll KF Prishtina është mposhtur me rezultatin 3:0 nga Kampioni i Hungarisë Ferencvaros, në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Pas ndeshjes trajneri i Ferencvarosit, Peter Stoger tha se e gëzon fitorja kundër skuadrës kosovare.
“Mesiguri se jam i kënaqur me fitoren. E vërtet që kishim dy pjesë të ndryshme të lojës. Përballë kishim një kundërshtar të mirë, që vraponte mjaft shumë, e organizuar mbrapa dhe na krijoi edhe rast, sidomos në pjesën e parë”, shkruan ‘prishtinafc.com’.
“Në pjesën e parë u treguam të mangët në kontaktet e afërta, ndërsa padyshim që në pjesën e dytë ishim shumë më të mirë, sidomos rritëm shpejtësinë e lojës që mungoi në pjesën e parë dhe na dha rezultat”, tha ndër të tjera trajneri austriak i Ferencvarosh.