Kampioni i Maqedonisë së Veriut, skuadra shqiptare Shkëndija nga Tetova, zhgënjeu në stadiumi “Arena Toshe Proeski” në Shkupi.
Kuqezinjtë pësuan humbje me rezultat 1:0 nga skuadra sllovene Mura, në takimin e parë të eliminatorëve të Champions League.
Mura kthehet me fitore të madhe, që është një përparësi e madhe për ballafaqimin e kthimit në Slloveni.
Mysafirët siguruan fitoren në minutën e 28-të, kur mbrojtësi Krivak shkakton penallti. Bobiçaneç nga penalltia u tregua i saktë.
Në minutën e 45-+2, Besart Ibraimi, shpërdoron rastin më të mirë. Ai nge penalltia gjuan jashtë shtyllës së majtë.
Shkëndijën e pret punë e vështirë në sfidën e kthimit pas një jave.