Aleksandar Kolarov ka vazhduar kontratën me Interin.
Mbrojtësi i Interit, Aleksandar Kolarov ka vazhduar kontratën me “Nerazzurrët” deri në verën e vitit 2022.
Kolarov erdhi nga Roma dhe kontrata e tij skadoi në qershor, ku dhe u bë lojtar i lirë.
Interi ka bërë të ditur që mbrojtësi serb ka rinovuar kontratën deri në vitin 2022.
Ai do ta veshë fanellën “Nerazzurre” deri më 30 qershor te vitit 2022.