Trajneri i futbollit Bekim Isufi tha se Italia pak më shumë e meritoi finalen në duelin e sotëm kundër Spanjës në gjysmëfinale.
Isufi tha se Spanja dështoi në fazën ofanzive.
“Penalltia e fundit të gjithë menduam dhe besuam se do te jetë e saktë sepse është një lojtar që shumë pak gabon. Spanja në këtë kampionat ka pas shumë dështime nga ana e sulmuesve. Morata atë që bëri për 90 minuta dështoj në fund. Në këtë ndeshje mënyra që e aplikojë Spanja pa sulmus ku kishte posedimin por nuk ishte e rrezikshme. Morata nuk ishte nga fillimi dhe Spanja luajti me pesë ose gjashtë mesfushor por kur vinte te goditja finale ishte jo e rrezikshme”, tha Isufi.
“Me inkuadrimin e dy sulmuesve, ndryshuan në mënyrën e lojës dhe e gjitha kjo sjelli frytë. Marr në tersi Italia pak më shumë e meritoi finalen se Spanja”.
Trajneri gjilanas gjithashtu komentoi edhe golin e shënuar nga Chiesa tek Italia.
“Tek goli i parë ishte një dalje e shpejt, por kur e shohim vrapimin e Chiesas sheh se ishte gjithçka e planifikuar nga Italia dhe e ka kërkuar këtë mënyrë të lojës sepse mbrojtësit e Spanjës janë të ngadalshëm. Chiesa vrapon duke pas një lëvizje dhe ide të qartë dhe goli ishte i jashtëzakonshëm, por merita ishte e tij pasi deri në 70 metra për ta marr topin”.
Isufi kritikojë mesfushorin italian Barella për lojën e bërë sot.
“Barella nuk bën një vrapim duke ia lënë fushë veprimin të lirë Moratas. Pra ai është lojtari kyc në gabime dhe ka bërë shumë të tillë gjatë ndeshjes, duke qëndruar edhe gjatë në ndeshje pa zëvendësuar”.