Gianluigi Donnarumma ishte vendimtar për kalimin e Italisë në finale pasi priti dy penallti vendimtare kundër Spanjës në gjysmëfinalen e sotme.
Portieri italian pas ndeshjes tha se ishte i qetë para ekzekutimit të 11 metërshave.
“Isha i qetë para penalltive sepse e dija që mund ta ndihmoja skuadrën”.
“Do të doja të falënderoja të gjithë, pasi jemi vetëm një hap larg realizimit të ëndrrës tonë”.
“Spanja është shumë e fortë dhe kanë shumë guxim, por ne kurrë nuk dorëzohemi”.