Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, komentoi eliminimin ndaj Italisë në gjysmëfinale dhe shpjegon zgjedhjet për të hequr dorë nga sulmuesi kryesor si Morata ose Moreno, duke futur Orayzabal…
“Pashë ndeshjen e Romelu Lukakut ndaj Italisë! Me Chiellini dhe Bonuçi nuk kalonte asgjë, ndaj mendova më mirë të mos e djeg një sulmues por të shtoj forcat në mesfushë”.
“Tani bëj tifo për Italinë në finale. Unë pashë dy skuadra të shkëlqyera, ishte një shfaqje për të gjithë tifozët dhe e uroj Italinë.
Të dy ekipet u përpoqën të luanin me një ritëm të lartë dhe të krijonin rrezik, mendoj se ishte një nga lojërat më të mira evropiane.
Nuk marr keqardhje në shtëpi, as për këtë garë dhe as për udhëtimin në përgjithësi”.