Spanja është eliminuar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, pasi u mposht në penallti nga Italia. Koha e rregullt e kësaj ndeshje u mbyll 1:1.
Pas duelit, kapiteni i Spanjës, Sergio Busquets tha se demonstruan që ishin më të mirë se kundërshtarët.
“Të gjithë e bënë Italinë favoritë të mëdha në këtë sfidë, por ne demonstruam se ishim superiorë ndaj tyre.”
“Kemi luajtur me shumë futbollistë të rinj dhe e gjithë kjo përvojë do të shërbej për t’iu dhënë atyre më shumë besim në vete”.