Leonardo Bonucci tha se ndeshja ndaj Spanjës është ndeshja më e vështirë që ka luajtur ndonjëherë, por Italia është një centimetër larg nga trofeu.
120 minutat përfunduan me rezultatin 1-1, kurse pas penalltive ka fituar Italia me rezultatin 4-2.
“Kjo është loja më e vështirë që kam luajtur ndonjëherë. Unë e përgëzoj Spanjën për atë që treguan, por edhe një herë kjo Itali tregoi zemër, vendosmëri dhe aftësi për të kaluar momente të vështira dhe fati i penalltive na shpërbleu”, tha Bonucci për RAI Sport.
“Fitorja për të cilën vuani është gjithmonë fitorja më e këndshme”, përfundoi ai.