Një episod i pabesueshëm në fund të gjysmëfinales së “Euro 2020”, e fituar nga Italia ndaj Spanjës me penallti.
Leonardo Bonucci u ndalua nga një punonjës i sigurisë në stadium, sepse u mor si invadues i fushës (ndonjë tifoz italian).
Veterani i mbrojtjes axurre po festonte suksesin nën tribunat e “Wembley”, pranë tifozëve italianë, pastaj, kur deshi të kthehej drejt qendrës së fushës, u bllokua nga një oficer i sigurisë.
Keqkuptimi, për fat të mirë, zgjati disa sekonda.