Ditë më parë Italia siguroi pjesëmarrjen në finale të “Euro 2020”, duke mposhtur Spanjën, vetëm pas penalltive, pasi që ndeshja në kohën e rregullt dhe kohën shtesë u mbyll me barazim 1-1.
Ndërsa, sonte, do të zhvillohet gjysmëfinalja e dytë mes Anglisë dhe Danimarkës.
Dy Kombëtaret kërkojnë vetëm fitore në mënyrë që të prekin finalen.
Takimi nis në ora 21:00 dhe barazuar në paraqitjet e kaluara, premtohet një super përballje. Ndërkohë, fituesi i takimit përballet me Italinë me 11 korrik, poashtu në “Uembli”.