Sergio Ramos është tashmë në Paris për t’i kompletuar testet mjekësore te Paris Saint-Germain.
Mbrojtësi spanjoll po u bashkohet parisienëve si lojtar i lirë, pasi kontrata me Real Madridin i skadoi në fund të muajit të kaluar.
Sipas asaj që raporton gazetari Mohamed Bouhafsi, Ramos tashmë ka gjendet në hapësirat e PSG për t’i realizuar testet mjekësore.
Spanjolli raportohet se do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me klubin nga Ligue 1, me mundësi vazhdimi edhe për një vit.