Finalisti i Kupës së Malit të Zi, skuadra shqiptare Deçiqi udhëton për në Prishtinë, ku nesër (20.00) do të ndeshen me nënkampionin e Kosovës, Dritën nga Gjilani.
Ndeshja luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kjo ndeshje është e vlefshme për rrethin e parë eliminator të Conference League.
Skuadra nga Tuzi është mirë e përgatitur dhe kërkon rezultat pozitiv nga kryeqyteti.
Drita është në presion për faktin se do takohet me një skuadër më shumë të panjohura. Deçiqi ka ekip shumë të mirë me futbollistët Kristijan Vulajn, Ilir Camajn etj.