Mbrojtësi veteran ndihmoi kombëtaren e tij të kualifikohej drejt finales Euro 2020, ku do të përballet me fituesin e ndeshjes Angli-Danimarkë.
Leonardo Bonucci ka treguar që ndeshja kundër Spanjës ishte më e vështira në karrierën e tij, ku “Azzurët” siguruan finalen Euro 2020.
“Kjo është ndeshja më e vështirë që e kam zhvilluar. Përgëzoj Spanjën për atë që treguan, por edhe njëherë Italia tregoi zemrën e saj, tregoi që mund t’ia dalë edhe në momentet e vështira, dhe fati i penalltive na takoi neve”, tha Bonucci për RAI Sport.
“Fitorja që të bënë të vuash gjithmonë është më e mira. Tani kemi vetëm edhe një centimetër, vetëm edhe një. Është e mahnitshme ajo që jemi duke bërë, por nuk duhet të ndihemi të kënaqur. Jemi në finale, është edhe pesë ditë, dhe na duhet shpirti i njëjtë për të sakrifikuar çdo gjë që ta sjellim këtë trofe në shtëpi pas shumë vitesh”, shtoi mbrojtësi i Juventusit.
Finalja zhvillohet në “Wembley”, Londër, më 11 korrik me fillim nga ora 21:00.